Rikthimin e Limajt në PDK e duan edhe përfaqësues të këtij subjekti në diasporë

Zërave për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK i janë bashkuar edhe zyrtarë të këtij subjekti në diasporë.

Së fundi ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se: Zërat për bashkim po shtohen çdo ditë. Anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së kërkojnë unitet të plotë ,jo vetëm në fjalë, por në veprime konkrete.