Haradinaj: Listës së AAK’së i prin Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Për emërimet që janë bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Haradinaj tha se me ligj nuk janë të gabuara, por janë të panevojshme.

“Edhe ata si kryeministri, edhe ata janë ushtrues detyre tash, ose në detyrë quhen tash zëvendësa, nuk janë zëvendësa. Me ligj nuk e di që është keq, por është e pahijshme tash, e panevojshme realisht. Nuk e shoh pse duhet të ndodhë në këtë mënyrë tani. Unë besoj që më e rëndësishme është të angazhohet qeveria për t’i kryer punët që janë dhe që mund të kryhen, por këto emërime të tilla tash nuk e kanë një shije të mirë kur janë fushatë, nuk duken mirë. Janë shpallur zgjedhjet, janë vetëm 40 ditë deri në zgjedhje, nuk janë të hijshme. Nuk e kuptoj pse bëhen”, tha Haradinaj,