Policia turke arreston më shumë se 500 persona në demostratat e 1 Majit

Policia turke thuhet se ka arrestuar më shumë se 500 persona dhe ka qëlluar gaz lotsjellës në demonstratat e 1 Majit në Stamboll.

Shumë prej të arrestuarve po përpiqeshin të marshonin drejt sheshit Taksim, i cili ka parë një numër protestash antiqeveritare në të kaluarën.Sheshi, ku demonstratat janë ndaluar që nga viti 2013, u mbyll nga policia gjatë natës.

Turqia sheh vendosje të konsiderueshme të forcave policore më 1 maj të çdo viti, kur marshimet e udhëhequra nga punëtorët dhe sindikatat mbahen si pjesë e festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Punës në shumë vende, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *