Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenin Ritchie Torres dhe kongresmenin Mike Lawler, paraqitën një rezolutë të Dhomës së Përfaqësuesve duke shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Rezoluta pohon se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumëetnike tregojnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO.
Kongresmeni Self vlerësoi se, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e nevojshme për të dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale që të shpaloset në Ballkan.
Mes të tjerash, në rezolutë shkruan:
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, mungesa e njohjes unanime brenda NATO-s mbetet një pengesë qendrore për integrimin e saj në Aleancë.
Katër shtete anëtare të NATO-s—Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja—që ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës. Meqenëse NATO vepron me konsensus, kjo mungesë njohjeje paraqet një pengesë të konsiderueshme për aftësinë e Kosovës për të përparuar zyrtarisht drejt anëtarësimit, duke përfshirë pjesëmarrjen në mekanizmat kryesorë të pranimit, siç janë Partneriteti për Paqe dhe Plani i Veprimit për Anëtarësim.”

