Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkarisht me Vjosa Osmanin

05 maj 2026| 18:42

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garohet në një listë të përbashket me Vjosa Osmani, e cila pritet të finalizohet ditëve në vazhdim.

Abdixhiku deklaroi se kjo do të formalizohet të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.