Berisha: Pas RTK-së, Kurti po shtrin ndikimin edhe në Kanal10

Këshilltarja e ish presidentes Vjosa Osmani, Arta Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shtrirje të ndikimit politik edhe në media private duke përmendur televizionin Kanal10.

Sipas saj, pas ndërhyrjeve në RTK, që ajo e quajti “RTKurti”, tani Kurti po vepron edhe ndaj Kanal10, televizion që sipas Berishës është në pronësi të një oligarku që përfiton miliona euro subvencione nga Qeveria përmes kompanisë së fluturimeve GP Aviation.

Berisha pretendon se licencat e fluturimeve në disa qytete evropiane po jepen në këmbim të mbështetjes politike përmes donacioneve dhe propagandës mediale.

“Pra gjithçka lidhet me K, RTKurti, tash Kurti-Anal10”, ka deklaruar ajo.