Një dokumentar i realizuar nga Gazeta Infokus sjell për herë të parë rrëfimin e plotë të transformimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga një terminal modest në një nga projektet më të suksesshme në rajon dhe më gjerë.
Përmes pamjeve ekskluzive dhe dëshmive nga njerëzit kyç të këtij rrugëtimi, dokumentari tregon se si një aeroport që dikur priste vetëm 1.3 milion pasagjerë, sot mirëpret afro 5 milion udhëtarë në vit, duke u kthyer në një pikë strategjike për ekonominë dhe zhvillimin e vendit të Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Ky dokumentar nuk flet vetëm për infrastrukturë, por për sakrificën, vizionin dhe shtetin që ka ditur të ndërtojë ura me botën.-Advertisement-
Nga pista që sot mundëson aterime edhe në kushte ekstreme, te investimet në teknologji, siguri dhe shërbime moderne – Aeroporti “Adem Jashari” është më shumë se një aeroport, është porta e Kosovës, është historia e një vendi që nuk u ndal asnjëherë ./ Gazeta Infokus
