Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Në Yerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse. 

Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.