Në fshatin Ballofc të Podujevë është bërë vendosja e shkronjave gjigante “UÇK”, në një ceremoni që mblodhi ish-eprorë dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë.
Në këtë ngjarje morën pjesë figura të njohura të luftës, përfshirë Rrustem Mustafa ‘Remi’, Latif Gashi, Nasim Haradinaj, Elmi Reçica dhe Naim Fetahu, të cilët me praninë e tyre nderuan këtë përurim simbolik,
Vendosja e këtyre shkronjave konsiderohet si një akt përkujtimi dhe respekti për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së, duke e kthyer këtë hapësirë në një pikë simbolike kujtese për historinë e luftës çlirimtare në Kosovë.
