Vuan nga kanceri, Florentino Perez jep informacione për gjendjen e tij shëndetësore

Kohët e fundit është raportuar se Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez vuan nga kanceri.

Por gjatë konferencës për media, Perez ka mohuar këto spekulime, duke thenë se shëndeti i tij është i mirë,

”Ata po përfitojnë nga situata për të më sulmuar personalisht. Ata po thonë: ‘Ku është Florentino?’ Zakonisht nuk flas hapur. Disa madje më kanë thënë se kam kancer terminal… Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’u bërë të ditur atyre që kanë qenë të shqetësuar për mua se unë jam ende president i Real Madridit dhe i kompanisë sime, dhe se shëndeti im është perfekt.

Nuk mund të isha në të dyja vendet nëse shëndeti im nuk do të ishte perfekt. Nëse do të kisha kancer, siç është thënë, do të më duhej të shkoja në një qendër kanceri. Nëse do të kisha, a nuk do të kishte qenë në të gjithë botën?”, ka deklaruar Perez.