Barcelona reagon ndaj deklaratave të Florentino Perez

Skuadra e Barcelonës ka reaguar pas deklaratave të sotme nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Perez deklaroi se janë duke përgatitur një dosje prej 600 faqesh ku do ta dërgojnë në UEFA, e cila ka të bëj me rastin ”Negreira”

”Lidhur me konferencën për shtyp të mbajtur nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, informojmë se departamenti ynë ligjor po shqyrton me kujdes deklaratat dhe akuzat e tij. Ato aktualisht po analizohen dhe po vlerësohen hapat që duhen ndërmarrë. Kur të konsiderohet e përshtatshme, çdo qëndrim dhe vendim i marrë do të njoftohet.”, thuhet në reagimin e Barcelonës.

Kujtojmë se Florentino Perez sot gjatë një konference për media fajësoi Barcelonën për akuza të pabaza që ka ngritur ndaj Real Madridit.

“Po përgatisim një dosje prej 600 faqesh që do t’ia dërgoj UEFA-s. Nuk ka precedent për këtë në futbollin botëror. Presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve thotë se duhet ta harrojmë. Por si mund ta harrojmë? Ne fituam çështjen e Superligës, fituam në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe shkuam në UEFA për të thënë se do të negociojmë. Për shembull, futboll falas, në mënyrë që fëmijët në Afrikë të mund të shikojnë futboll falas. Dhe kjo nuk është për të mirën e Real Madridit, është për të mirën e futbollit.”

Anëtarët e Real Madridit janë me mua në luftën time kundër Negreirës dhe të tjerëve. Nuk është gjithmonë Real Madridi që vuan; edhe ekipet e tjera po. Barça gjithmonë përfiton. Le të shohim nëse UEFA përfshihet në këtë çështje, sepse do të përfshihet. Është e papranueshme që unë dyshohem për korrupsion të paguar për më shumë se 20 vjet. Le të shohim se çfarë ndodh në arenat kriminale dhe sportive me UEFA-n. Do të shohim se çfarë ndodh. Nuk erdha këtu që gjyqtarët të pasurohen me paratë e Barcelonës.”, deklaroi ndër të tjera Florentino Perez.