Perez përmend rastin “Negreira”, akuzon përsëri Barçën

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po mban aktualisht një konferencë për shtyp.

Perez, po ashtu sulmoi klubin e tyre rival, Barcelonën rreth rastit “Negreira” të cilët po hetohen ende.

Kriza e re te klubi madrilen, ka bërë që ai të njoftojë zgjedhje të reja 3 vjet më herët se që ishte planifikuar.

“Rasti Negreira është skandali më i keq në historinë e futbollit. Nuk mund ta besoj që ende nuk është zgjidhur. Të njëjtët gjyqtarë nga epoka e Negreirës janë ende aktivë. Ata ende gjykojnë. Kjo nuk ka asnjë kuptim. Barca pagoi për shërbimet e Negreirës për 2 dekada, dhe ata gjyqtarë janë ende aktivë në dekadën e tretë”, u shpreh Perez.