Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, mirëpriti nismën e tre kongresistëve amerikanë për një rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.
Deklarata e ministrit Konjufca vjen pasi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së është prezantuar një rezolutë nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler, e cila synon të mbështesë integrimin e Kosovës.Konjufca tha se Kosova është e gatshme të kontribuoj për sigurinë në rajon e më gjerë.
“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka shkruar Konjufca në X.

