Ekzekutohen shtesat me rritje për nënat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat për lehona në vlerë prej 500 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, përfitueset tashmë mund t’i tërheqin mjetet financiare të destinuara për mbështetjen e nënave lehona, në kuadër të skemës sociale të mbështetur nga ministria.

Ky program synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe të ofrojë mbështetje direkte për nënat gjatë periudhës pas lindjes.

Institucioni ka bërë thirrje që qytetaret të kontrollojnë llogaritë e tyre bankare për verifikimin e pagesave të realizuara.