Dyshohet për tragjedi në Shëngjin: Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët, raportohet për viktima
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së martës në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj nga Kosova dyshohet se janë përfshirë nga rrymat e forta të detit gjatë kohës që po laheshin.
Sipas informacioneve të para që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, dyshohet se dy prej të rinjve kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga uji dhe po marrin trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me numrin e viktimave apo gjendjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Select Info do të ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të ketë konfirmime nga institucionet përgjegjëse.

