Mourinho mohon bisedimet me Realin: Askush nuk më ka kontaktuar

Jose Mourinho ka mohuar bisedimet me Real Madridin.

Mediat spanjole kanë raportuar se ai ka pasur bisedime me drejtuesit e klubit, përfshir edhe presidentin Florentino Perez.

Por Mourinho ka thënë se askush nga Reali nuk e ka kontaktuar deri më tani, derisa ka berë të qartë se ka edhe një vit kontratë me Benfikën.Jo, askush nga Real Madridi nuk më ka kontaktuar, këtë mund ta garantoj. Kam qenë në futboll për shumë vite, njësoj si ju në gazetari, dhe ne jemi mësuar me këto gjëra, por asgjë nga Real Madridi deri më tash.”

“Asgjë. Nuk mund të them asgjë më shumë. Kam edhe një vit kontratë me Benfikën, dhe kaq.”, ka deklaruar Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *