Tirana është vënë në “alarm” këtë të premte, pasi reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, së bashku me personazhin e njohur në rrjete sociale “Samy i Dubai”, janë parë duke lëvizur në kryeqytet të shoqëruar nga forca të shumta sigurie.
Sipas burimeve jozyrtare, dyshja është shfaqur në disa zona të frekuentuara të Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, për shkak të eskortës së pazakontë me truproja.
Prezenca e tyre e fortifikuar ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen e masave të larta të sigurisë, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë kërcënim konkret apo thjesht masa paraprake për shkak të profilit të tyre publik dhe polemikave të shpeshta në rrjete sociale.
Kujtojmë se Kleviol Ahmeti, një figurë mjaft e komentuar në skenën shqiptare, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për konfliktet dhe problemet ligjore ndër vite.

