Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Piranë të Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas burimeve, rasti është raportuar më 1 maj 2026 rreth orës 12:00 nga bashkëshorti i viktimës, i cili ka njoftuar Policinë e Kosovës duke dyshuar se gruaja e tij ka kryer vetëvrasje.
Viktima është identifikuar si Lumnije Arifi, rreth 43-vjeçare. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.
Informacionet e para bëjnë të ditur se pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në vijim.

