Një postim nga The Bloody Alboz ka ndezur menjëherë rrjetin, duke paralajmëruar një surprizë të madhe nga Unikkatil. Në ditëlindjen e vëllait të tij, reperi legjendar pritet të publikojë një këngë të re
SONTE, duke rikthyer emocionet te fansat e tij besnikë. Fotoja që po qarkullon në rrjete sociale tregon Unikkatil pranë vëllait, ndërsa komentet dhe reagimet kanë shpërthyer menjëherë, me shumë ndjekës që mezi po presin lansimin. A është kjo rikthimi i madh që të gjithë e prisnin? Mbetet të shihet sonte!
