Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kllokot, ku një pacient është gjetur pa shenja jete brenda dhomës së tij në një institucion shëndetësor.
Sipas informacioneve të para, rasti është zbuluar nga stafi mjekësor, i cili ka konstatuar se pacienti nuk shfaqte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe ekipet hetimore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të vdekjes, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë të ditur se do të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të procedurave fillestare.

