Një kolonë e gjatë automjetesh është krijuar sot në pikën kufitare mes Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke shkaktuar pritje të gjata për qytetarët që po lëvizin në të dy drejtimet. Sipas informacioneve nga terreni, fluksi i shtuar i udhëtarëve dhe automjeteve ka bërë që kolona të zgjatet për disa kilometra, ndërsa pritjet në disa raste po zgjasin mbi një orë. Qytetarët janë ankuar për vonesa dhe mungesë të menaxhimit më efikas në pikën kufitare, sidomos gjatë orëve të pikut kur frekuenca e qarkullimit rritet ndjeshëm.
Kolonë e gjatë në kufirin Kosova – Maqedonia e Veriut, pritje të gjata për qytetarët
