“Lista E Deputetëve ‘Trazon’ Rrjetin: Ja Ku Renditet Ukë Rugova”?!

Burime të besueshme për Gazeta Minuti bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në fazën përmbyllëse të hartimit të listës së kandidatëve për deputetë, e cila pritet të përfshijë një kombinim figurash të njohura dhe emrash të rinj.Sipas këtyre burimeve, Ukë Rugova pritet të renditet në pozitën numër 3 në listën zgjedhore, një zhvillim që interpretohet si rikthim i tij i fuqishëm në skenën politike. Menjëherë pas tij, në pozitën numër 4, pritet të jetë Doarsa Kica-Xhelili, e cila konsiderohet ndër figurat më aktive dhe më të artikuluara të LDK-së në vitet e fundit.

Lista, sipas të njëjtave burime, përfshin edhe emra të tjerë të rëndësishëm të partisë, si Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Kujtim Shala, duke reflektuar një përpjekje për të balancuar përvojën politike me energjinë e brezit të ri.
Megjithatë, theksohet se lista ende nuk është finalizuar plotësisht dhe mbetet e hapur për ndryshime të mundshme deri në momentin e zyrtarizimit.

Zhvillimet e fundit brenda LDK-së pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në garën zgjedhore, ndërsa përbërja e listës konsiderohet si një faktor kyç për performancën e partisë në zgjedhjet e ardhshme.