Vitia: Ligji për sigurim shëndetësor mundëson që barnat që paguhen jashtë spitalit, të rimbursohen

Ministri i në detyrë Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me ligjin e ri për sigurime shëndetësore të gjitha barnat që blihen jashtë spitalit nga qytetarët do të kenë mundësi që të rimbursohen.

Kjo, sipas Vitisë do të ndodhë pas kontraktimit me barnatoret.

“Ligji i ri për sigurimet shëndetësore, për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, është një lajm i jashtëzakonshëm. Me ligjin e ri mundësohen edhe kontraktimet me institucione të ndryshme, përfshirë edhe barnatoret. Pse po i përmendi barnatoret? Një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët sot shpenzojnë për trajtimin e tyre, janë barnat jashtëspitalore. Dhe në këtë drejtim do të kemi mundësi menjëherë që pas kontraktimit me barnatoret të mundësohet edhe rimbursimi i barnave jashtëspitalore, që do të ketë një efekt direkt në xhepin e qytetarëve”, tha Vitia.

E, derisa është lansuar shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së, Vitia është pyetur se çfarë do të ndodhë tash me punonjësit e gjendjes civile.