Një investim madhor u proklamua vazhdimisht nga qeveria Kurti se u bë në njësinë B2 të termocentralit Kosova B. Pas 6 muajsh në rehabilitim në shtator të vitit 2025, Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se pas asaj që ata e quajtën riparim dhe modernizim të turbinave dhe stabilimenteve të tjera, ishte rikthyer në prodhim blloku B2 i termocentralit Kosova B.
Madje kjo u vlerësua si një “arritje historike për sistemin energjetik të vendit kthimin në operim të njësisë B2” duke theksuar se kjo do të ndikojë direkt në rritjen e kapaciteteve podhuese.
Mirëpo i gjithë ky investim gjigand nuk mundi të ndalë rënien e sërishme dhe të përsëritur të këtij blloku, që nisi të ndodhte vetëm një muaj pas “modernizimit historik”.
Pra në muajin tetor vetëm një muaj pasi u rikthye në prodhim blloku B2, ra nga prodhimi përafërisht tre herë.
Rëniet e vazhdueshme në këtë bllok dhe nevoja për ndërhyrje të reja e remont të rregullt pas “riparimit e modernizmit të turbinave”, investim ky i quajtur historik në historinë energjetike të Kosovës po ngrit dyshime të mëdha për probleme të përsëritura teknike.
E rënie të bllokut B2 pati edhe muajt në vazhdim, mirëpo këto rënie nuk u komentuan nga KEK-u e as nga qeveria.
Sot Gazeta Infokus raportoi për një rënie tjetër të vllokut B2 TË Kosovës B, të cilën Korporata Energjetike e Kosovës e arsyetojë se “është dërguar në remont të rregullt vjetor 30 ditor.
Pra me përfundimin e riparimit “historik”, në fund të vitit që lamë pas, njësia B2 dërgohet sërish këtë muaj në “remont të rregullt e madje sipas KEK-UT “investimet janë drejt standardeve të BE-së.
Si u proklamua në formë madhështore nga qeveria Kurti, ndërhyrja në njësinë B2?
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite që kishte bërë vitin që lamë pas në termocentralin “Kosova B”, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollin, me rastin e përmbylljes së punimeve të modernizimit të B2-shit, kishte deklaruar se “ky është një sukses i madh i ekipit të KEK-ut, i mbështetur nga qeveria dhe partnerët teknikë, që sot po kurorëzohet me rezultate të prekshme e të dukshme”.
“Ky projekt paraqet një ndërhyrje të thellë teknike dhe inxhinierike, që ka transformuar njësinë e prodhimit në një sistem shumë më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, kishte thënë Kurti.
Aty u tha se me rehabilitimin e njësisë B2 kapaciteti prodhues u rrit për 35%.
Mbi të gjitha aty u tha edhe një informacion tejet i rëndësishëm ku theksohej se jetëgjatësia e kësaj njësie prodhimi është shtuar për 20 vite dhe se cikli i mirëmbajtjes së pajisje të reja është shtyrë për 6 deri në 9 vjet.
Një investim që pritej të kursente miliona euro në mirëmbajtje dhe të garantonte stabiltet më të madh afatgjatë energjetik.
“Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, kishte deklaruar Kurti edhe me 1 janar tw kwtij viti.
E në vazhdën e lëvdatave për një punë “kaq të mrekulLueshme” në njësinë B2 ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në atë kohë kishte njoftuar për investime edhe në bllokun B1.
Ky investim u konfirmua nga KEK-u se ka filluar të bëhet tek sot kur në media u raportua për rënie të dy blloqeve nga prodhimi.
“Njësia B1 e TC Kosova B i është nënshtruar projekteve madhore të modernizimit, përfshirë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, të cilat kanë filluar në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor”.
E ngjajshëm si me njësi B2, KEK-u po njofton se pas kryerjes së investimeve në bllokun B1 do të rrite siguria e operimeve dhe do të rritet po ashtu jetëgjatësia e bllokur për rreth 20 vite.
Mirëpo investimet milionëshe duket se nuk po japin efektin e proklamuar duke ngritur dyshime të mëdha me rënien e vazhdueshme të blloqeve
