Valverde nuk do të luaj në ”El Clasico”, goditja e Tchouamenit i shkaktoi çarje në kokë

Federico Valverde nuk do të luaj në ”El Clasico” ndaj Barcelonës, ndeshje e cila zhvilohet ditën e diel.

Mesfushori uruguaian do të mungoj për shkak se pas goditjes që morri në rrahjen me bashkëlojtarin e tij, Aurilien Tchouameni, ka pësuar një çarje në kokë, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, valverde nga grushti që morri ra në tokë me kokë, ku edhe humbi kujtesën.

Ai u dërgua në spital pa vetëdije, e pas kontrollave jekësore është liruar.

Mjekët i kanë thënë të pushojë të paktën 1 javë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas goditjes së madhe në kokë, raportojnë El Chiringuito dhe El Mundo

Sipas raportimve, lojtarët gjetën Fede Valverde në dysheme, i gjakosur dhe me gjysmë të vetëdijshme. Ai goditi ballin në tavolinë