Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori dhe akademiku Naim Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hamza ka theksuar se Telaku sjell një eksperiencë të pasur akademike dhe profesionale, që i jep nder jo vetëm listës së PDK-së, por edhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve.
“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit. Mirë se erdhe, profesor! Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”, ka shkruar Hamza.
