Select Info ka siguruar një dokument të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili tregon se është lëshuar një thirrje për paraqitje ndaj një personi të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas dokumentit, i dyshuari është ftuar të paraqitet në ambientet e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurit. Në dokument thuhet se ai dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, ndërsa në rast të mosparaqitjes pa arsye ligjore mund të urdhërohet ndalimi i tij, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Dokumenti i siguruar nga Select Info përmban edhe njoftimin se i dyshuari ka të drejtë të angazhojë avokat dhe të jetë i përfaqësuar gjatë marrjes në pyetje.


