U.D. Presidentja e vendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si përmbylljen e një procesi të rëndësishëm demokratik për Republikën e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haxhiu theksoi se vullneti i qytetarëve, i shprehur përmes votës brenda vendit dhe nga mërgata, tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare institucionale.
Haxhiu bëri të ditur se, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendi i Republikës së Kosovës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve. Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka shkruar Haxhiu.
Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republ
