Kurti për ‘Severna Brigada’: Kërcënimet që bëjnë, dëshmia më e re se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur të premten për kërcënimet e publikuara nga organizata “Severna Brigada”, duke thënë se ato janë dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi. I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti ka thënë se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet…

Read More

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Ish-presidenti Hashim Thaçi në intervistën që kishte dhënë për moderatorin shqiptar, Blendi Fevziu, ishte pyetur edhe për çështjen e presidentit. Fevziu e ka publikuar këtë përgjigje, pasi fillimisht e ka larguar nga transmetimi në emision për shkak se pyetjet janë bërë në nëntor të vitit paraprak dhe ato nuk kishin relevancë kohore.Fillimisht, i pyetur nëse…

Read More

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, gjegjësisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Në momente të caktuara, reshjet pritet të jenë në formë rrebeshi dhe, si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, do të shoqërohen me baltë. Era do të fryjë nga jugperëndimi, jugu dhe juglindja, me shpejtësi prej 6-37 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa maksimalet prej 18 deri në 22°C….

Read More

Anëtarja e kryesisë së LDK-së: Osmani kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër

Vjosa Osmani do të jetë kandidate e LDK-së për presidente, ndërsa kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër. Kjo është thënë nga anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila në Rubikon u shpreh se Osmanit i është dhënë mundësia që të zgjidhet me votë të qytetarëve si kandidate për presidente. Qytetarët…

Read More

Kjo është arsyeja pse ateroi dje në Kosovë aeroplani gjigant “Antonov”

Arritja e avionit të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, ka ngjallur kureshtjen e shumë qytetarëve në Kosovë. Tashmë është bërë e ditur arsyeja e aterrimit të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transport mallrash, përfshirë edhe pajisje ushtarake. Sipas informacioneve, Antonov An-124 ka ateruar…

Read More

Kërkohen masa për trajtimin më serioz të gjuhës së urrejtjes nga qytetarët

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësim kombëtar, sidomos kur në debatet publike trajtohen çështje si religjioni, politika dhe tema të tjera të ndjeshme. Ekspertët dhe profesorët universitarë, së bashku me Policinë, kanë bërë thirrje për kujdes, duke theksuar se nxitja e urrejtjes përbën vepër penale dhe mund të sjellë…

Read More

Fatmir Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit 

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke aluduar në mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës. Në Debat Plus, Limaj tha se ky vullnet ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e dhjetorit dhe vazhdon të…

Read More

Orët e fundit të afatit, PDK konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, VV-ja ende pa njoftim zyrtar e AKR-ja s’do të garojë

Sonte në mesnatë do të përrmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve.  Që nga hapja e këtij afati më 1 maj dhe deri në mesditën e ditës së enjte të 7 majit, disa nga partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë, Partia Demokratike…

Read More