Një incident është shënuar sot në lagjen Bregu i Diellit, ku një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë në hapësirën përreth.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëme materiale mund të jenë shkaktuar në afërsi të objektit.
Banorët kanë reaguar të alarmuar, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të parandaluar rreziqe të tjera të mundshme.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e këtij incidenti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që bëhet fjalë për probleme në strukturën e jashtme të objektit.



