Allianz Arena” shpërtheu në protesta kundër gjyqtarit portugez Zhoao Pineiro në pjesën e parë të ndeshjes mes Bajern Mynih dhe PSG-së. Gjermanët protestuan dy vendime të cilat sipas tyre duhej të ishin në favor e mund të ndryshonin plotësisht fatin e takimit.
I pari ishte një prekje e dukshme e topit me dorë nga Nuno Mendesh, i cili kishte të verdhë dhe hapi krahun duke ndaluar sferën. Gjermanët kërkuan të kuqin, por gjyqtari i ccuditi të gjithë duke ndalur lojën për një faull të mëparshëm të Laimer.
“Ajo që sinjalizon është faulli i mëparshëm. Pastaj ka edhe dyshime nëse mund të jete i verdhi i dytë, pasi jepet i verdhë vetëm kur ka një sulm premtues”, shpjegoi ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s, spanjolli Iturralde Gonzalez për “AS”. (VIDEO)
Pak minuta më vonë, ishte Zhoao Nevesh ai i cili preku topin me dorë brenda zonës, pas një largimi të një shoku të skuadrës. Edhe në këtë rast, gjyqtari nuk sinjalizoi asgjë. “As kjo nuk është prekje topi me dorë, pasi është largimi i një shoku të skuadrës. Mënyra e vetme që kjo të cilësohej prekje topi me dorë ishte nëse dora do të shkonte drejt topit”, shpjegoi Iturralde Gonzalez. (VIDEO)

