Barcelona nga sonte nis festën e titullit, nesër mund të shpallet kampion

Barcelona nga sonte mund të nis festën e titullit të La Ligas.

Skuadra katalanase fitoi në udhëtim ndaj Osasunës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Robert Lewadowski i dha epërsinë ”blaugranëve”, me golin e shënuar në minutën e 81-të.

Pas 34 ndeshjeve, Barcelona është lidere e tabelës me 88 pikë, 14 më shumë se Real Madridi, e cila nesër luan ndaj Espanyolit.

Nëse skuadra madrilene nuk arrin fitore, barcelona do të shpallet zyrtarisht kampion i Spanjës.

Në anën tjetër, Osasuna renditet në vendin e 10-të, me 42 pikë