Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka publikuar një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me situatën ekonomike dhe raportet tregtare me Serbinë
Në postimin e saj, Ymeri përdori si hyrje simbolike lumin Danubi, duke theksuar se ai buron në Gjermani dhe kalon nëpër 10 shtete drejt Detit të Zi, për të vijuar më pas me kritika politike dhe ekonomike.
“VV dhe Dhoma Linçimi: Danubi, është lumi i dytë më i gjatë në Evropë, origjinën e ka në Gjermani edhe kalon në 10 shtete drejt Detit të Zi.”
Ajo ngriti shqetësime për praninë dhe përfitimet e bizneseve serbe, duke përmendur edhe emrin e Vuk Hamović si shembull.
“Nëse doni me lidh edhe gjeografinë me Serbi, ju ftoj t’i bëni thirrje ‘AlbinBabës’ se si po lejohet Vuk Hamovici e entitete tjera fitimprurëse për Serbi, në Kosovë.”, ka shkuar ajo.
Sipas Ymerit, gjatë vitit të pestë të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, eksportet e Serbisë drejt Kosovës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke pretenduar një rritje prej 52-fish.
“Me një fjali, me juve: Na puno, Serbia fito.”, përfundoi Ymeri.

